Maqedoni

Agjencia për Kadastër, publike çmimet për patundshmëritë

22.05.2015 14:51

Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri publikoi prej sot në ueb faqen e saj çmimet për shitblerje të shënuara në regjistrin e çmimeve dhe çmimet e qirave...

Gjithashtu në dispozicion do të jenë edhe të gjitha informatat e nevojshme për patundshmëritë.
 
Me këtë projekt, sipas drejtorit të Agjencisë për Kadastër, Sllavçe Trpeski, synohet transparenca në tregun e patundshmërive.
 
“Analizat e para tregojnë se rreth 20% çmimet janë më të ulëta në krahasim me vlerën e tatimit të shtuar. Qëllimi i regjistrit të çmimeve është që ky dallim të zhduket. Pritet që të vijë koha kur personat juridik dhe fizik, të cilët blejnë dhe shesin pronë, të tregojnë çmimet reale të tyre”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Sllavce Trpeski.
 
“Vlerësuesit janë të detyruar që t’i regjistrojnë të dhënat nga çdo vlerësim individual i kryer i pasurive të patundshme. Anëtarët e odës do të mund që falas t’i shfrytëzojnë të dhënat nga baza për vlerësime”- theksoi kryetarja e Odës se Vlerësuesve të Maqedonisë, Nadica Mlladenovska Kërckoska.
 
Sipas statistikës së regjistrit, më shumë transaksione të patundshmërive dhe blerje të pronave ka në Shkup, dhe brenda dy muajve të krijimit të regjistrit të çmimeve dhe të qirasë janë përpunuar mbi 5000 transaksione. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI