Maqedoni

Rezoluta e LSDM-së, VMRO shpalos dyshime kundrejt Filipçes

04.10.2025 18:18

Rezoluta e socialdemokratëve mollë sherri në relacionet e tyre me VMRO – DPMNE-në....

Rezoluta e socialdemokratëve mollë sherri në relacionet e tyre me VMRO – DPMNE-në. Nga partia e Mickoskit akuzojnë kreun e LSDM-së Venko Filipçe se me rezolutën e propozuar po bën biznese për bullgarët duke ia hapur rrugën tregtisë me interesat shtetërore.
 
“Filipçe formoi kompaninë POWER AI8 Ltd në Bullgari dhe të njëjtën e regjistroi në adresë të kompanive të Zaevit. Të dy, pasi devijuan 9 milionë nga qymyri përmes kompanive bullgare në Maqedoni, krijuan një kompani në Dojran për të prodhuar energji elektrike nga fotovoltaikët. Filipçe dhe Zaev me bashkëpunimet e tyre të biznesit në Bullgari, duan të fundosin popullin maqedonas, të cilët si pasojë e politikave të tyre e pësuan vitet e fundit. Andaj Filipçe të ndalojë së punuari për interesa bullgare, por të punojë për interesat maqedonase”, thuhet në reagimin e VMRO – DPMNE-së.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke u përgjigjur akuzave të VMRO-së në pushtet, tha se LSDM-ja nuk i ka shkatërruar interesat kombëtare të shtetit, as nuk sheh që VMRO-DPMNE-ja ka dhënë diçka në këmbim. Filipçe tha se ekziston një dokument që mund të konfirmojë vijat e kuqe dhe qëndrimin e përbashkët me konsensus kombëtar.
 
"Bëhet fjalë për riafirmimin e vijave tona të kuqe, qëndrimit tonë të përbashkët me një konsensus kombëtar. Pra, nuk bëhet fjalë për shembje, por për forcim. Le të bashkohemi të gjithë, 120 deputetë, siç bëjnë të gjitha vendet, përfshirë Bullgarinë, ku të gjithë deputetët kanë deklarata të përbashkëta në parlamentin bullgar rreth interesave të tyre kombëtare. Ta bëjmë edhe ne këtë. Të jemi më në fund të jemi të qartë, të nënshkruajmë se cili është interesi ynë kombëtar.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Socialdemokratët në dokumentin e propozuar mohojnë të negociojnë për interesat komnëbatre sikurse gjuha, kultura dhe historia. Por, për VMRO-në në pushtet duket që dokumenti është i pamjaftueshëm dhe kanë paralajmëruar rezolutë sipas tyre të vërtetë ku nuk do të cënohen çështjet identitare maqedonase.
 
MERALE ISMAILI