LPFM – java e IX
04.10.2025 19:17
Sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshjeve të javës së 9-të, të elitës së futbollit vendor në të cilat kishim rezultat identik 1:1....

Sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshjeve të javës së 9-të, të elitës së futbollit vendor në të cilat kishim rezultat identik 1:1.
Për shkak të pezullimit të fushës në Çair, derbi lokal Shkupi – Rabotniçki u luajt në Strugë. Me golin e Shukut, në minutën e 25-të, skuadra e Shkupit e fitoi pikën e parë në këtë sezon. Në ndeshjen e dytë të sotme në Strumicë, skuadra e Bashkimit tri pikët i kishte në dorë deri në minutën e 89, kur për vendasit u akordua penalti. Të dielën në program do të jenë dy ndeshje të tjera:- Vardari – Struga T.L dhe Sileksi – Tikveshi, ndërsa të hënën me ndeshjen Pelisteri – Shkëndija do mbyllet java e nëntë dhe do kemi një javë pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses.
LPFM – JAVA E IX
- Makedonija Gj.P 4:1 Arsimi
- Shkupi 1:1 Rabotniçki
- Brera 1:1 Bashkimi
- Vardari – Struga T.L
- Sileksi – Tikveshi
- Pelisteri - Shkëndija
