Futboll, tjetër gol nga Feta në Slloveni

04.10.2025 19:18

Behar Feta ka realizuar tjetër gol në elitën e futbollit slloven...

Behar Feta ka realizuar tjetër gol në elitën e futbollit slloven. Feta realizoi gol të premten në barazimin 1:1 me Olimpia Lubljanë në transfertë.
 
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e njëmbëdhjetë. Sulmuesi shkupjan Feta, e realizoi golin e barazimit për Aluminij në minutën e 42-të. Feta e kompletoi ndeshjen, ndërsa Emir Saitoski, tek Aluminij luajti vëtem në fraksionin e parë. 22-vjeçari Feta këtë edicion ka tre gola të shënuar në 10 ndeshje dhe ka kontribuar edhe me dy asistime.