Në Indonezi, zhgënjejnë Marquez e Bagnaia, Bezzecchi fiton me “Fotofinish” garën sprint
04.10.2025 19:19
Bezzecchi fitoi sot garën sprint të MotoGP, të vlefshme për Cmimin e Madh të Indonezisë....

Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën sprint të MotoGP, të vlefshme për Cmimin e Madh të Indonezisë.
Një fitore me “fotofinish”, pasi mbërriti në finish vetëm 124 të mijëtat para spanjollit Fermin Aldeguer (i dyti). Bezzecchi arriti të parakalojë pilotin e Ducati Gresini në xhiron e fundit, duke marrë kryesimin dhe fitoren. Shumë pas u renditën liderët e botërorit, Marc Marquez, që një javë më parë u shpall kampion bote, u klasifikua në vendin e shtatë, ndërsa kolegu i tij Bagnani garën e përfundoi në pozitën e 14-të.
