Formula 1, Russell siguron “Pole Position” në Singapor

04.10.2025 19:20

George Russell me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Marina Bay....

George Russell me Mercedes siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Marina Bay.
 
Kampioni aktual botëror Max Verstappen  me Red Bull do të niset nga pozita e dytë. Britaniku Russell,I cili të premtën në prova kishte një aksident shënoi kohën më të shpejtë. Nga pozita e tretë do të niset kryesuesi I renditjes së pilotëve australiani Oscar Piastri me McLaren. Për Russel do të jetë kjo gara e dytë të cilën do ta nis nga pozita e parë. Në renditje Piastri ka 324 pikë, Norris  kë  299 pikë. Gara për Çmimin e Madh të Singaporit do të zhvillohet nesër në ora 14:00.