Botë

Më 27-28 maj Vuçiq në Tiranë, zbardhet agjenda dy ditore

22.05.2015 15:06

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji më datat 27-28 Maj...

Konfirmimi është bërë sot nga zyra e shtypit e Kryeministrisë shqiptare, e cila, ka zbardhur edhe një pjesë të agjendës së vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë. 
 
Mësohet se për Vuçiq do të ketë pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave; e ngjashme nga përmasat me atë që kryeministri Vuçiq i bëri Ramës më 10 nëntor 2014.
 
Sipas agjendës zyrtare, Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq do të mbërrjë në Tiranë më 27 maj, në orën11:00.
 
Ai do të pritet në aeroport dhe më pas do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.
 
Pas ceremonisë së pritjes, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku mësohet se do të kufizohen edhe pyetjet nga mediat; do të lejohen vetëm 2 pyetje nga mediat shqiptare dhe dy pyetje nga mediat serbe.
 
Zyra e shtypit e Kryeministrisë shqiptare, bën të ditur se arsyeja e vizitës së Vuçiq në Tiranë është një vizitë kthimi, pas vizitës që pati kryeministri shqiptar Rama në muajin nëntor në Beograd.