Botë

IDF evakuon 900 000 palestinezë, Gaza pothuajse e zbrazët

05.10.2025 13:03

Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, IDF, Qyteti i Gazës është zbrazur pothuajse plotësisht nga palestinezët...

Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, IDF, Qyteti i Gazës është zbrazur pothuajse plotësisht nga palestinezët, raporton ”The Times of Israel”.
 
Sipas vlerësimeve të ushtrisë, afërsisht 900 000 nga një milion palestinezë që banonin në Qytetin e Gazës para ofensivës së madhe të IDF-së janë evakuuar në Rripin Jugor.
 
Muajin e kaluar, civilëve iu urdhërua të linin qytetin e Gazës dhe të shkonin në një zonë humanitare të përcaktuar nga Izraeli.
 
Sipas të dhënave izraelite, shkalla e braktisjes së zonës nga palestinezët është rritur në javët e fundit, ndërsa IDF ka përparuar drejt Qytetit të Gazës.