Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Gjorçe Petrov

05.10.2025 14:14

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së mbrëmë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski...

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së mbrëmë prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, dhe listën e tyre për këshilltarë komunal për këtë komunë të Shkupit. Ky i fundit i cili kërkon votën e banorëve për të udhëhequr për të dytën herë më radhë këtë komunë, u premtoi atyre se gjatë katër viteve të ardhshme do të realizojë rreth 140 projekte infrastrukturore, do të investojë në përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve arsimore siç janë shkollat dhe kopshtet, do të ndërtojë mega park 18 mijë metra katrorë, ndërsa përmes implementimit të centraleve fotovoltatike mbi objektet publike, Stojkoski planifikon Gjorçe Petrovin ta shënderojë në komunën e parë të pavarur energjetike.
 
“Ne po garojmë në këto zgjedhje me një program prej 140 projektesh të ndara në të gjitha segmentet që ndikojnë në jetën e banorëve të Gjorce Petrov, një program që do të përfshijë të gjitha moshat dhe kategoritë. Banorët e dinë se çfarë kemi bërë brenda katër viteve të fundit dhe jam i sigurt se përsëri do të na japin mbështetje. Gjithmonë kam në fokus të rinjtë dhe në këtë program do të realizojmë pesë kopshte të reja në Gjorçe.”, u shpreh kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski.
 
Ndryshimi i vërtetë ndodh me stilolapsin në dorë duke rrethuar numrin 9 të VMRO-DPMNE-së, opsioni i vetëm i cili garanton zhvillim komunal dhe jetë më të mirë për të gjithë, u tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski banorëve të Gjorgje Çetrovit. Tha se pushteti qendror gjithmonë do të mbështes projektet e pushtetit lokal të cilët do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, mirëpo njëherit u përbetua se pas zgjedhjeve lokale do të merret me përgjegjësinë dhe drejtësinë e disa individëve që kanë shkelur ligjin dhe kanë punuar në dëm të shtetit.
 
“Unë pres që të mbarojnë zgjedhjet lokale dhe të fillojë ndryshim i izmeqarëve dhe pas kësaj do të kërkojë përgjegjësi për të gjithë atë që e bën  ata 7 vite me radhë. Maqedonia duhet patjetër të fitojë edhe të ketë sukses.  Për këtë arsye këto zgjedhje janë të rëndësishme, ku do të dërgojmë mesazh se po i vjen fundi dyfytyrësisë, krimit edhe se populli është më i fuqishëm se ata që kthejnë shteti prapa.”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Në tubimin e Gjorçe Petrovit mori pjesë edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Orce Gjorgievski, i cili tha se do të jep maksimumin e tij si kryetar i ardhshëm i Qytetit që të mbështesë gjitha projektet për zhvillimin më të mirë të lagjeve në kryeqytet, pasi që vlerësoi se, kjo nuk është betejë e thjeshtë vetëm për rrugë dhe parqe më të mira dhe të pastërta, por është betejë për shpirtin e kryeqytetit tonë, tha Gjorgjievski.
 
REXHEP QAMILI