Maqedoni

Zgjehdjet lokale 2025, LSDM vazhdoi fushatën në Shën Nikollë

05.10.2025 14:59

LSDM dhe koalicioni kanë vazhduar me prezantimin e kandidatëve për kryetarë dhe listën për këshilltar komunal.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe koalicioni kanë vazhduar me prezantimin e kandidatëve për kryetarë dhe listën për këshilltar komunal. Nga Shën Nikollë, kandidati për kryetar nga LSDM, Dejan Gicev,  ka akuzuar  udhëheqësinë aktuale në pushtetin lokal për mungesë të investimeve, zhvillimit, transparencës, madje dhe për ndalim të projekteve të filluara nga LSDM në të kaluarën. Gicev ka kërkuar votën e qytetarëve duke premtuar masa reale që do ti përgjigjen nevojave reale të qytetarëve , dhe atë mbështetje të theksuar për fermerët, për të rinjtë, kategorinë sociale por dhe investime infrastrukturore.
 
“Me planifikim të duhur urban dhe kujdes për higjienën, do ta bëjmë Shën Nikollën një qytet të pastër, urban dhe modern për të jetuar. Ky do të jetë detyrim i secilit prej nesh. Do të punojmë në rinovimin, modernizimin dhe investimet në objektet sportive, si dhe në mbështetjen e klubeve sportive, të cilat do të ringjallin sportin në qytetin tonë. Partneriteti, koordinimi dhe bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe civil do të mundësojnë punë më të mirë në zgjidhjen e problemeve specifike të qytetarëve.”, u shpreh kandidati i LSDM-së për kryetar të Shën Nikollës, Dejan Gicev.
 
Qytetarët duhet të votojnë për moton “Luftojmë për shtëpinë tonë” pasi që të tjerët janë duke luftuar  për interesa personale dhe kolektive duke i lënë komunat pa asnjë projekt zhvillimor ka thënë kreu i LSDM-së Venko Filipçe. 
 
“Derisa VMRO jep premtime boshe ne kemi plan konkret dhe zgjidhje konkrete. Dejan Gicev dhe ekipi tij i këshilltarëve i dinë problemet e dëgjuam planin detajisht që e përfshin qytetin dhe rrethinën. Dejani e din saktë se cilat janë nevojat reale të qytetit me Program dhe vizion për Shën Nikollën që të bëhet qytet urban dhe qytet evropian.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Ndërkohë kandidatja e LSDM-së në qytetin e Shkupit Kaja Shukova ka prezantuar një plan konkret për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Ajo premton se do të bëj kampanjë për kyçje në sistemin e ngrohjes qendrore madje duke i subvencionuar ata qytetar që janë kategori sociale.
 
Edhe kandidati për komunën e Aerodromit  Aleksandar Trajanovski  ka shpalosur planin e tij për Aerodromin , duke premtuar krijim e fondit për financimin e të rinjve, formimin e këshillit të të rinjve , investim për kulturë, shkollim dhe shërbime mjekësore. 
 
GAZMEND REXHEPI