Maqedoni
Zgjehdjet lokale 2025, Lëvizja “E DI” aktivitete në qendër dhe kumanovë
05.10.2025 15:06
Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E DI” ka premtuar rikonstruksionin e objekteve dhe fasadave...

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E DI” ka premtuar rikonstruksionin e objekteve dhe fasadave për ta bërë komunën më të bukur dhe funksionale. Ai theksoi se Qendra do të jetë moderne dhe shembull i zhvillimit urban, duke bashkuar estetikën me efikasitetin energjetik.
“Çdo ndërtesë është pjesë e identitetit dhe shpirtit të komunës sonë. Ndërtesat e vjetra do të marrin fasada të reja, energjetikisht efikase, të cilat, përveç se do ta zbukurojnë hapësirën do t’i japin Qendrës një pamje dinjitoze, do t’u sjellin qytetarëve fatura më të ulëta për ngrohje dhe kushte më të mira për jetesë. Banorët e Qendrës meritojnë një jetë dinjitoze. Me rikonstruksion të plotë dhe pamje moderne, do të krijojmë një komunë që do të shkëlqejë me bukuri dhe rend, duke siguruar gjithashtu përfitime ekonomike reale për çdo qytetar.”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E DI”, Miroslav Labudoviç.
Nga lista e këshilltarëve të Lëvizjes “E DI” në Kumanovë, premtojnë projekte për mbështetje dhe zhvillimin e sportit.
“Angazhimi ynë është që sporti të jetë i qasshëm për të gjithë, për fëmijët, të rinjtë, profesionistët dhe gjeneratat më të vjetra. Sporti bashkon, ndërton shpirt ekipor dhe na mëson në lojë të ndershme. Kumanova meriton infrastrukturë sportive që i përshtatet potencialit të saj, klube sportive që do të rriten dhe do të garojnë me më të mirët. Gjenerata që do të rriten të shëndetshme, të disiplinuara dhe krenare për qytetin e tyre.”, u shpreh kandidati për këshilltar nga lista e lëvizjes “E DI” në Kumanovë, Sinisha Filipovski.
Nga Lëvizja “E DI” në Kumanovë zotohen se do të investohet edhe më shumë në ndërtimin e sallave të reja sportive, fushave moderne në çdo pjesë të qytetit dhe shtigje për biçikleta.
GAZMEND KURTISHI
