Maqedoni
Zgjehdjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Strugë
05.10.2025 15:18
E Majta për herë të parë në zgjedhjet komunale këtë vit prezantoi kandidat për komunën e Strugës....

E Majta për herë të parë në zgjedhjet komunale këtë vit prezantoi kandidat për komunën e Strugës. Kandidatja Jovana Mojsovska në shpalljen e kandidaturës së saj thotë se ka ardhur koha që për Strugën të vendosin struganët dhe jo në bazë të përcaktimit të partive koalicionuese që kalkulojnë interesat qeveritare.
“Për mua sinqerisht është kënaqësi që e kam nderin për një moment të rëndësishëm të jetës time që të jem kandidatja e vetme nga partitë parlamentare të bllokut maqedonase dhe ne dëshmuam si “E Majta” që ne kemi potencial dhe kapacitet të garojmë edhe me lojtarët e mëdhenj dhe se e majta më nuk është parti e vogël dhe kjo gjë dëshmohet çdo ditë nga kampanja e zezë kundër nesh.”, u shpreh kandidatja për kryetare në Strugë nga E Majta, Jovana Mojsovska.
Bartësi listës për këshilltar komunal nga E Majta Klime Karamitrevski votën e qytetarëve e kërkon për siç thotë ai vënien e një rendi urbanistik dhe ekologjik.
“Jemi këtu për të vënë definitivisht një rend në qytetin e Strugës në aspektin e mbylljes së deponive dhe investimin në urbanizim, si dhe vendosjen e eko-sistemeve. Kjo gjë është e mundur vetëm duke e rrethuar numrin 6 për të majtën që të hymë në këshillin e komunës së Strugës dhe me këtë ne do të jemi zëri i gjithë qytetarëve të Strugës.”, u shpreh bartësi i listës në Strugë nga E Majta, Klime Karamitrevski.
E Majta thotë se votën e qytetarëve në këto zgjedhje lokale e kërkon për të kthyer demokracinë dhe për të mposhtur regjimin e VMRO-DPMNE-së.
GAZMEND REXHEPI
