Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

05.10.2025 15:26

Kandidatët e pavarur për kryetarë komune Kërçovë, Strugë dhe komuna tjera të vendit kanë vazhduar fushatën...

Kandidatët e pavarur për kryetarë komune Kërçovë, Strugë dhe komuna tjera të vendit kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ata kanë shpalosur ofertën e tyre, me synimin për të marr besimin e qytetarëve për drejtimin e komunave.
 
“Presionet që tashmë çdo dit ushtrohen drejtë për së dreti mbi qytetarët, e sidomos mbi antarët e ekipit tim që janë pjesë e fushatës. Këto presione dhe sjellja e pushtetit aktual nuk do të na trembi dhe as nuk do të na lëkundi, përkundrazi na japin motiv të luftojmë për të çliruar pushtetin nga klikat po e përdorin për përfitime personale.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili.
 
“Dy projekte të mëdha infrastrukturore të cilat i kam hartuar është një port te liqeni, për të bërë një lidhshmëri me qytetin e afërt Pogradecin , ku do të jetë një lidhshmëri edhe turistike, mandej edhe dy fshatra turistik, te cilat besoj se një do të jetë malor dhe një pjesë do të jetë në atë pjesën e liqenit.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
 
“Çdo person apo çdo biznes, i cili do të vendos çadra të brenduara me emra, me brend të lartë, ai do ti paguajë taksë komunës. E  marrim për shembull çdo çadër me brend apo çdo frigorifer me brend, sepse është reklamë, reklamohet në komunën tonë, është vendi i komunës, është vendi i qytetarëve, ai do të paguaj.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Besnik Ferati.
 
“Besoj se komuna meriton udhëheqje të ndershme dhe me përkushtim, që do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve të komunës së Gazi Babës. Qëllimi im është i qartë, të krijojmë vend ku të gjithë do të ndjehen të sigurtë, krenar dhe do të merren në konsideratë nga komuna e Gazi Babës, pa të dëgjueshmit e partisë dhe pa parti. Do të angazhohem për infrastrukturë më të mirë, mbështetje për të rinjtë, kujdes për më të moshuarit dhe zhvillim ë të gjithë vendbanimeve.”, u shpreh kandidati i pavarur për komunën e Gazi Babës, Tone Dimkovski.
 
“Kemi dalur në 21 komuna dhe qytetin e Shkupit, përse, sepse e kemi ndjerë se qytetarëve të Maqedonisë, atyre njerëzve t cilët gjatë shtatë viteve të qeverisjeve të kaluara ishin të larguar nga puna, duhet tu jepet hapësirë, tu jepet vend, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Asnjë prej neve nuk duhet të merr pjesë me një program të llojit “do të bëjmë”, siç po dalin të gjitha partitë politike, sepse është e qartë se me një program të tillë as nuk ndërtohet qytetet apo komunat.”, u shpreh kryetari i MAAK-së, Strasho Angellovski.
 
“Një prej zotimeve më të mëdha të miat është që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve të cilat janë në komunë, pikërisht për këtë lista e këshilltarëve që e kam si mbështetje, mund të lavdërohem se është e përbërë kryesisht prej të rinjve, edhe atë të rinj të cilët duan të jenë pjesë e ndryshimeve, megjithatë edhe të rinj që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Manastir dhe të jetojnë këtu. Mendoj se vetëm kjo është mënyra që ne tu tregojmë se jemi të hapur dhe se duam që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.”, u shpreh kandidatja e pavarur për komunën e Manastirit, Gabriella Ilievska.