Botë

Rama nesër në Kosovë, në ceremoninë e përurimit të shtatores së Ismail Qemalit

22.05.2015 15:09

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të jetë pjesë e ecermonisë së zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë gjatë ditës së shtunë...

Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
 
Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.
 
Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.