Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Nurçeski kërkon votën për kryetar të Pllasnicës
05.10.2025 15:38
Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke kërkon votën për kryetar të komunës së Pllasnicës....

Elsan Nurçeski nga Partia Demokratike Turke kërkon votën për kryetar të komunës së Pllasnicës. Ai ka premtuar reforma në Pllasincë.
“Do të realizojmë reforma në komunën e Pllasnicës. Qëllimi është që në të gjitha sferat ta përmirësojmë jetën. Do të punojmë po ashtu edhe në ndërtimin e deponisë sanitare sepse deponia e deritanishme është e egër dhe nuk i plotëson standardet ekologjike në përputhje me ligjin për ambientin jetësorë. Do të investojmë në shumë sfera në përmirësimin e arsimit, mbrojtjen sociale shëndetësinë dhe kulturën.”, u shpreh kandidati i PDT-së për kryetar të Pllasnicës, Elsan Nurçeski.
