Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, PDSM me listë këshilltarësh në Kumanovë
05.10.2025 15:47
Partia Demokratike e Serbëve vazhdon shpalosjen e ofertës për qytetin e Kumanovës...

Partia Demokratike e Serbëve vazhdon shpalosjen e ofertës për qytetin e Kumanovës ku premtojnë mbështetje për sportin.
“Kumanova vite më parë në njëfarë mënyre u gjend në margjinat e sportit në Maqedoni, po flas për atë se sidomos kur janë në pyetje ekipet apo sportet duale, mendoj se me plan të mirë, zhvillim dhe gjithashtu me realizim të projekteve, do të mund ta kthejmë sportin ashtu siç ishte edhe në të kaluarën, në kohën e Jugosllavisë së mëparshme. Para së gjithash mendoj për atë që një plan i mirë dhe një realizim i mirë i atij plani, do të vinte deri te rezultatet e dëshiruara.”, u shpreh kandidati i PDSM-së për këshilltarë në Kumanovë, Boshko Tasiq.
