Zgejdhjet lokale 2025, Mexhiti prezentoi projektin për Qendrën Rinore
Mexhiti në kuadër të programit të tij ka premtuar ndërtimin e një Qendre Rinore....

Kandidati i koalicionit Vlen për kryetar të komunës së Çairit Izet Mexhiti, në kuadër të programit të tij ka premtuar ndërtimin e një Qendre Rinore.
Duke prezentuar projektin për ndërtimin e qendrës Rinore Mexhiti tha se të rinjtë në atë objekt do ta shprehin dhe realizojnë të ardhmen e tyre. Ky është një prej projekteve më të dashura dhe më përzemërta që e kemi sepse Çairi karakterizohet me rini jo vetëm për nga numri por edhe për nga kualiteti tha Mexhiti. Sipas tij ky është një nga investimet për rininë ku rinia do të mund të shprehet, të realizohet dhe do të ndërtojë të ardhmen.
Kjo qendër rinore u përgjigjet nevojave të të rinjve në Komunën e Çairit e cila konsiderohet edhe si qytet i studentëve me kampuse të shumta universitare u tha me këtë rast.
