Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për Sukses” vazhdon fushatën
05.10.2025 16:09
Edhe kandidatët e koalicionit “Përvoja për Sukses” vazhdojnë fushatën duke prezantuar programin për Shkup dhe Kërçovë...

Edhe kandidatët e koalicionit “Përvoja për Sukses” vazhdojnë fushatën duke prezantuar programin për Shkup dhe Kërçovë.
“Parashihet ridedikim praktik të këtij objekti të cilin do ta merrnim si qytet i Shkupit dhe këtu do të ishte shtëpia e administratës së qytetit. Dhe gjithsesi këshillin e qytetit të Shkupit. Të gjithë jeni të informuar se pronarët e lokaleve në qendrën tregtare të qytetit kanë vështirësi. Pothuajse dedikimi i këtij objekti është tejkaluar pasi brenda tre kilometrash kemi 6 qendra tregtare.”, u shpreh kandidatja e koalicionit “Përvoja për Sukses” për kryetar të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.
“Secili qytet nëpër të cilin kalon rrugë apo autostradë siç është Kërçova në fakt është qendër transportuese, qendre për zhvillim të ekonomisë për hapjen e mundësive të reja, por për fat të keq kjo nuk është ashtu në Kërçovë. Në vend të qendrës trasportuese Kërçova mbetet qytet i harruar në Maqedoni dhe qytet në të cilin në mes të qytetit digjet deponia që çdo dit i ngulfat njerëzit dhe nga i cili njerëzit për çdo dit vdesin nga kanceri.”, u shpreh kryetarja e PLSD-së, Monika Zajkova.
