Evropa gati për finalen eurovizive, nesër Elhaida Dani performon e 26-ta
Ka përfunduar edhe nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision Song Contest 2015”, që mbahet në Vjenë të Austrisë...

Në mbrëmjen e dytë performuan 17 vende, ndërsa morën “biletën” për në finalen e madhe të 23 majit vetëm 10 prej tyre, të cilët i bashkohen 10 finalistëve të natës së parë.
Në total janë 27 finalistë, duke përfshirë 7 vende të cilat janë automatikisht në finale. Për herë të parë këtë vit merr pjesë edhe Australia, si e ftuar speciale me motivacionin si një nga vendet ku Eurosong është mjaft i ndjekur dhe popullor.
Shqipëria u kualifikua në natën e parë për në finalen e madhe me këngën “I’m Alive” nga Elhaida Dani, ndërsa është publikuar edhe renditja e performancave për të shtunën, ku Shqipëria është e 26ta, çka do të thotë se mban kodin 26 për t’u votuar.
Të gjithë shqiptarët në Evropë mund të votojnë për Elhaida Danin mbrëmjen e 23 majit, me kodin 26, në numrin që do të shfaqet në ekranin e TVM2, që bën edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij eventi.
AMIR DURAKU
