Botë

Sulme intensive në perëndim të Ukrainës, Polonia ngre aeroplanët në ajër

05.10.2025 19:00

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Ukrainë...

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur pa energji në Ukrainë, pas sulmeve intensive ruse me dronë dhe raketa përgjatë natës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
 
Ushtria polake ka konfirmuar se i ka ngritur aeroplanët luftarakë në ajër për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën. Sipas njoftimit të ushtrisë, janë angazhuar edhe aeroplanë të aleatëve të NATO-s.
 
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka kryer me sukses sulm “masiv” në shënjestrat ushtarake dhe infrastrukturore të Ukrainës. Sipas Zelenskyt, natën e mbrëmshme janë regjistruar sulme edhe në rajone tjera, përfshirë Ivano-Frankivskun, Çernihivin, Sumin, Harkivin, Hersonin dhe Odesën.