Botë

Arabia Saudite, sulm me bombë në një xhami, të paktën 30 viktima

22.05.2015 15:37

Një sulm me bombë ka ndodhur në një xhami shiite në Arabinë Saudite, në xhaminë e Imam Aliut, në fshatin al- Qadeeh...

Të paktën 30 persona janë vrarë nga sulmi, ku më shumë se 150 persona po kryenin lutjen. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.
 
Një televizion libanez tregonte në pamje copa xhamash dhe muresh brenda në xhami. Trupat janë të mbuluar me çarçafë dhe të shtrirë në tokë. 
 
Minoriteti shiit mysliman në Arabinë Saudite është vendosur kryesisht në provincën lindore dhe ka pasur protesta sporadike për të drejta më të mëdha.
 
Ky është sulmi i parë i të tilla përmasave në një xhami shiite.