Komunikacioni në vend, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

06.10.2025 10:02

Trafiku në rrugët shtetërore...

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
 
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.