Zgjedhjet lokale 2025, fillon java e 2-të e fushatës

06.10.2025 12:00

Fillon java e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale...

Fillon java e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Prezantimet e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë vazhdojnë dhe fokusi i tubimeve është në fjalimet e liderëve të partive më të mëdha.

Koalicioni VLEN dhe AKI-ja fushatën zgjedhore e vazhdojnë me press konferenca në Shkup. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të mbajnë takime me qytetarë dhe tubime sot në Dollnen, Makedonski Brod dhe në Kërçovë.

Karvani i LSDM-së do të jetë në Ilinden, Petrovec, Karposh dhe Qendër. E Majta do të mbajë takime me qytetarë në sheshin e qytetit në Makedonska Kamenicë, në Dellçevë dhe në sheshin e qytetit në Berovë.

Platforma qytetare “Të Pavarurit Së Bashku” ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në të cilën do të mbajnë fjalim kandidatët e pavarur për kryetar të komunës së Qendrës, Biljana Ivanovska, dhe qytetit të Shkupit, Goran Markovski.

Kandidati për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi, do të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në Gostivar.