Liderët e procesit të Brdo-Brijunit në Durrës, në fokus integrimi evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpret në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit.
Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
Veç seancës plenare dhe konferencës për shtyp që presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.
Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.
