Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Dellçevë

06.10.2025 13:40

Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Dellçevës, Dejan Glinxharski....

Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën e Dellçevës, Dejan Glinxharski. Në paraqitjen  e tij para të pranishmëve, Glinxharski paralajmëroi program që bazohet në përmirësimin e infrastrukturës, jetës më të mirë dhe mundësive më të mira për të rinjtë. Veç tjerave, prezantoi edhe shtëpi për të moshuar, shesh qendror, garazh me kate, rregullimi i shtratit të lumit Bregallnica, ndërtimin e parqeve, teatër të ri, pushim veror falas për nxënësit e klasës së nëntë, ekskursion falas nëpër Evropë për maturantët, mbështetje financiare për nxënësit e klasës së parë dhe të shkollave të mesme.
 
Gllinxharski gjithashtu paralajmëroi rrugë të reja, ujësjellës dhe kanalizime në të gjitha vendbanimet, terrene sportive, rigjallërim të rrugëve bujqësore, si dhe mbështetje për turizmin. Ky është program, ky është plan. Plan që duhet të realizohet, tha ai para qytetarëve të Dellçevës. Me këtë rast, ai theksoi se po e vazhdon punën dhe vizionin e ish-kryetarit të komunës nga LSDM. “Me punën e tij u vendosën themelet, ndërsa unë do të vazhdoj të ndërtoj mbi ato themele.", tha ai.
 
“Për këtë arsye program im bazohet në tre prioritete kyçe: infrastrukturë bashkëkohore, cilësi më e mirë e jetës dhe mundësi të reja për të rinjtë. Qyteti ynë meriton edhe investime të tjera kapitale të cilat do ta ndryshojnë pamjen e saj. Për këtë qëllim, programi im parasheh shtëpi të re për të moshuar "pleqëri e sigurt", për shkak se prindërit tanë dhe bashkëqytetarët tanë më të moshuar meritojnë kujdes të denjë dhe shtëpi të ngrohtë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Dellçevës nga LSDM, Dejan Glinxharski.
 
Në fjalimin e tij para qytetarëve të Dellçevës, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe,tha se Dejan Gllinxharski është person që do të vazhdojë politikën e veprave, e jo vetëm të fjalëve, dhe që sjell një vizion për një Dellçevë më të mirë, më funksionale dhe më moderne. 
 
“Në Dellçevë kemi treguar se LSDM-ja nuk është parti që vetëm premton, por që realizon projekte për të gjithë. Kemi treguar se politika e LSDM-së është politikë për qytetarët, për të rinjtë që duan të qëndrojnë këtu, për familjet, për punëtorët, për çdo njeri që dëshiron dinjitet dhe siguri. Për këto tetë vite, miku Goran Trajkovski dhe vetëqeverisja lokale e LSDM-së e tregoi atë në vepër. Dellçeva sot.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Dellçeva sot është modernizuar, me infrastrukturë që e lehtëson përditshmërinë, me çerdhe dhe shkolla, me parqe, terrene sportive dhe përmbajtje kulturore që e forcojnë frymën e komunitetit, tha Filipçe para qytetarëve të Dellçevës.


FLORIJE KAMBERI