Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Aerodrom
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga partia E Majta, Amar Mecinoviq...

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga partia E Majta, Amar Mecinoviq. para banorëve të Aerodromit, shpalosi planin e tij për kryeqytetin, duke përfshirë edhe zgjidhjet për problemet me të cilat përballen banorët e kësaj komune.
“Ajo që ju duhet ta dini është se ne do të angazhohemi gjatë mandatit tonë për transportin urban, për ndotjen e qytetit, për forcimin e ndërmarrjeve dhe përmes tyre për pastrimin e mbeturinave tuaja, për rregullimin e rrugëve tuaja dhe për ndërmarrje funksionale që do t’i ofrojnë të gjitha shërbimet në një nivel të kënaqshëm. Vazhdojmë më tej, do të jemi në Gjorçe, në Qendër, në Karposh dhe do të shohim se ku do të na çojë rruga. Rrugëve po i promovojmë spotet tona që ishin censuruar në media. Por, kjo nuk mjafton që të ndalemi, sepse kjo lëvizje për Shkupin është gjithnjë e më e madhe nga dita në ditë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Kandidati i partisë E Majta për kryetar të Aerodromit premtoi zgjidhje për ndotjen, pastërtinë dhe mungesën e parkimit.
“Së bashku me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar, jemi këtu në Aerodrom për ta paraqitur programin tonë para qytetarëve. Një pjesë e prioriteteve në programin tonë janë një komunë e pastër dhe e shëndetshme, t’i japim fund kësaj papastërtie, t’i japim fund ndotjes dhe më në fund ta zgjidhim problemin me hapësirat për parkim. Qytetarët e Aerodromit janë të gatshëm për ndryshim, kështu që po vjen koha jonë.”, - theksoi kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit, Marjan Dimitriev.
Nga Е Majta theksojnë se qëllimi i tyre është ta kthejnë Shkupin dhe Aerodromin në duart e popullit përmes një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme në interes të të gjithë qytetarëve. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
