Maqedoni
Iniciativat për ndryshimin e vendimmarrjes në BE, Austria e Sllovenia, pro shumicës së kualifikuar
06.10.2025 14:47
Austria dhe Sllovenia zëshëm mbështesin iniciativën për shumicë të kualifikuar në vendimmarrjen e BE-së...

Austria dhe Sllovenia zëshëm mbështesin iniciativën për shumicë të kualifikuar në vendimmarrjen e BE-së, respektivisht, ndryshimet e aspektit teknik të procesit të negociatave. Këtë e bënë të ditur dy figurat për çështje evropiane të këtyre dy vendeve, në takim me ministrin, Orhan Murtezani. Potencuan faktin se politika e jashtme e Unionit funksionon me një zë, por se duhet një zgjidhje që tërheq nga rruga bllokadat e zgjerimit.
“Bëhet fjalë për shumicë të kualifikuar, para së gjithash për hapa ndër – teknik, të cilat teoritikisht janë të mundshme, por duhet vullnet politik që të kalohen në shumicë të kualifikuar. Këtu ekziston iniciativë që e përkrahin shumë vende, dhe kjo iniciativë tani është në Komisionin Evropian, e cila duhet të vendosë nëse tani mund të aplikohet shumica e kualifikuar. Fillimi dhe fundi i negociatave patjetër të vendoset me një zë, por për çështjet teknike duhet të gjenden zgjidhje të reja, nëse duam të jemi më të shpejtë.”, - deklaroi ministrja për Integrime e Austrisë, Klaudia Pllakollm.
“Ne, të përkrahur nga Gjermania, Italia dhe Austria, me letër drejtuar komisionares Kos, që të drejtojë këtë metodologji të procesit. Tash është në anën e Komisionit Evropian. Ne kemi dhënë përkrahjen tonë politike dhe përkrahjen e 16 shteteve anëtare. Disa shtete e pranojnë, disa ende e shtjellojnë. Është iniciativë e hapur dhe më vjen mirë kur dëgjoj presidentin Kosta bisedën me liderët për ta përmirësuar këtë proces.”, - theksoi sekretarja shtetërore e Sllovenisë, Neva Grashiq.
Integrimi i vendit, Murtezani: Lufta me korrupsionin dhe sundimi i ligjit, prioritet
Edhe ministri Murtezani është i mendimit se metodologjia e zgjerimit të Unionit duhet të pësojë ndryshime të caktuara, sepse po bëhet praktikë që dëmton vendet aspirante, por edhe interesin strategjik të BE-së. Para dy delegacioneve shpalosi fokusin e qeverisë aktuale.
“Njëri nga tri prioritetet e qeverisë është luftimi i korrupsionit. E dyta, e dimë rëndësinë e sundimit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit brenda aderimit në BE. Reformat që duhet të bëhen, nuk bëhen për vendet e BE-së dhe vetëm për integrimin. Reformat bëhen për ne, sepse kanë shumë rëndësi për vendin tonë.”, - u shpreh ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani.
Dy figurat politike nga Austria dhe Sllovenia folën edhe për shqetësimin e bilateralizimit të eurointegrimit. Duke u ndalur në procesin integrues të vendit, sollën përkrahjen dhe mbështetjen e secilit dialog të çdo lloj kornize që ul në tavolinë RMV-në dhe Bullgarinë, duke potencuar se çështje dypalëshe duhet të zgjidhen vetëm nga palët e involvuara në mosmarrëveshje.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
