Reforma në shëndetësi, 12 ligje do të ripërpunohen dhe sinkronizohen
Ministria e Shëndetësisë nis përpunimin dhe sinkronizimin e 12 ligjeve....

Ministria e Shëndetësisë nis përpunimin dhe sinkronizimin e 12 ligjeve midis veti që rregullojnë çështjet shëndetësore sikurse ligjin për evidentim në fushën e shëndetësisë, për kujdesin shëndetësor, sigurimin, barnat, pajisje mjekësore, shëndetin publik, mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, mbrojtjen nga duhani, fekondimin e asistuar biomjekësor, ligji për mjekësi komplementare dhe alternative, transplantimin, si dhe ligjin për inspektoratin sanitar dhe shëndetësor.
Synohet që nga këto ligje të krijojmë një tërësi funksionale, e cila do të përmbajë rregulla të qarta, procedura dhe përgjegjësi të përcaktuara. Pacientët do të marrin shërbime më cilësore dhe siguri më të madhe.
“Përmes këtyre ligjeve, ne synojmë të krijojmë një sistem më efikas, më të drejtë dhe më transparent për qytetarë në shtetin tonë. I ftojmë të gjithë aktorët e përfshirë të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces në mënyrë që së bashku të përmirësojmë legjislacionin në shtetin tonë, me qëllim që të kemi një sistem më transparent dhe më efikas.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Në këto ligje, disa momente nuk janë rregulluar me ligj apo në ligje dy ligje kanë trajtime ndryshe. Në procesin e rregullimit të ligjeve janë përfshirë profesionistë të fushës, shoqatat mjekësore dhe oda e mjekëve.
Ministria nuk ka caktuar afat përfundimtare se kur ligjet duhet rirregulluar, që t’i dorëzohen Parlamentit për votim, por me rëndësi e kanë cilësinë dhe funksionalitetin e ligjeve si një tërësi. (Meral Ismaili, TVM2)
