Maqedoni

Punonjësit në “Florakom” dhe “Luna” morën pagat e gushtit, pas 7 ditë protestash

06.10.2025 15:19

Pas protestave të njëpasnjëshme që nga data 25 shtatori, punëtorëve të kompanive “Florakom” dhe “Luna” u janë siguruar pagat për muajin gusht...

Pas protestave të njëpasnjëshme që nga data 25 shtatori, punëtorëve të kompanive “Florakom” dhe “Luna” u janë siguruar pagat për muajin gusht, ka informuar sot në konferencën për shtyp,  kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Gastronomia, Turizmi, Zejtaria, Ekonomia Komunale dhe Zejtare të RMV-së, Stojançe Kashikovski.  Duke apeluar që praktika e krijuar e mosmarrjes së pagave brenda afateve ligjore të tejkalohet  dhe të mos detyrohen punëtorët të dalin sërish në rrugë, Kashikovski kërkon nga udhëheqësit e ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërim”, që të fillojnë menjëherë me sigurimin e mjeteve për pagat e shtatorit. 
 
“Apelojmë deri te udhëheqësia e ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërim” - Shkup, duke marrë parasysh se sot jemi 6 tetor, ndërkaq afati ligjor për pagesën e pagave për muajin shtator është data 15 tetor, të fillojnë menjëherë me aktivitetet për të siguruar mjetet e nevojshme financiare për të paguar në kohë pagën e muajit shtator, për të cilën përsëris se afati ligjor është me datën 15.  Arsyeja pse e bëjmë këtë vërejtje është se nuk do të donim që punëtorët e ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërim”, “Florakom” dhe “Luna”, të vijnë në situatë që të drejtat e tyre si punëtor, gjegjësisht të drejtën e pagës ta sigurojnë sërish përmes protestave dhe bllokimeve të bulevardeve dhe udhëkryqeve të qytetit të Shkupit.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës SGTZEK, Stojançe Kashikovski.  
 
Sindikatat theksojnë se kërkesat e të punësuarve të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe  kompanive simotra “Florakom” dhe “Luna”, përveç pagave përfshijnë edhe të drejtat të tjera të cilat gjithashtu duhet të paguhen. Pagesën e  detyrimeve që dalin nga ligji  dhe marrëveshja kolektive, pagesa e regresit, K-15-shit, shpërblimeve jubilare, si dhe punonjësve që dalin në pension, duhet t'u paguhen mjete shtesë.
 
ARLINDA BAFTIU