Rajon
Samiti i Brdo-Brijunit në Shqipëri me fokus, shkëmbimi i ideve mbi të ardhmen e rajonit
06.10.2025 15:47
Shqipëria priti liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin e procesit të Brdo-Brijunit...

Shqipëria priti liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin e procesit të Brdo-Brijunit, me fokus në shkëmbimin e ideve dhe vizioneve mbi të ardhmen e rajonit.
Në takimin e mbajtur në Golem, pjesëmarrësit diskutuan sfidat aktuale gjeopolitike, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal. Në mbyllje, gjatë konferencës së përbashkët për mediat mes presidentit Bajram Begaj, homologes sllovene e atij kroat, u theksua se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike.
“Në samit theksuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në drejtim të bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike. Megjithatë, rajoni ynë përballet me sfida, sfida të sigurisë, të cilat kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh.”, - deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pjesë e këtij samiti ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; ajo e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova; presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe liderë të Bosnjë e Hercegovinës.
LULJETA NDOKA
