Maqedoni
Transportuesit privatë reduktojnë linjat e autobusëve
06.10.2025 16:03
Transportuesit privatë kanë ulur numrin e autobusëve në rrugë për shkak të borxhit që ka Ndërmarrja e Transportit Publik...

Transportuesit privatë kanë ulur numrin e autobusëve në rrugë për shkak të borxhit që ka Ndërmarrja e Transportit Publik, edhe pse kanë marrë një pjesë të parave. 200 autobusë privatë janë të parkuar nëpër garazhe dhe sot do të qarkullojnë nga ora 05:00 deri në orën 10:00 paradite, siç kanë paralajmëruar transportuesit privatë, pasi që ende nuk u është paguar borxhi.
“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga ana e ndërmarrjes së transportit publik, nuk kemi informatë se do të na paguhen mjetet. Ne kërkojmë shumën e nevojshme që të mund autobusët të vozisin me kapacitet të plotë. Për momentin të gjithë autobusët e të gjitha linjave të transportit privatë janë tërhequr dhe nuk qarkullojnë. Jemi të detyruar t’i reduktojmë autobusët, gjegjësisht të bëjmë plan për kursime që të mundemi të qëndrojmë kohë më të gjatë dhe të qarkullojmë nga ora 05:00 deri në orën 10:00. Shpresojmë në mirëkuptim nga ana e Ndërmarrjes për Transport Publik që të na paguhen mjetet që të mund të qarkullomë më kapacitet të plotë.”, - theksoi transportuesi privat, Jovica Zafirovski.
Qytetarët presin me orë për të hipur në autobusë dhe thonë se nuk janë informuar që nuk do të qarkullojnë autobusët privatë.
“E pres autobusin dhe nuk vjen, një orë e gjysmë po e pres. Tash është ftohtë jashtë të presim kaq gjatë.”, - tha një qytetare.
“Transportin publik më rrallë e shfrytëzoj, por pakënaqësitë i shoh çdo ditë nga të afërmit dhe fqinjët që e përdorin transportin publik.”, - tha një qytetare tjetër.
Transportuesit privatë thonë së 6 muaj nuk kanë marrë të holla, ndërsa gjatë 3 muajve të fundit nuk kanë marrë fare raport nga NQP-ja që të munden të faturojnë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
