Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën
06.10.2025 16:10
Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E di” ka dalë me një zotim për të kthyer frymën e lagjeve të vjetra të Qendrës...

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E di” ka dalë me një zotim për të kthyer frymën e lagjeve të vjetra të Qendrës, duke i ringjallur ato me krijimin e hapësirave të reja. Sipas tij, dikur nëpër lagje njerëzit shoqëroheshin, ndanin përditshmërinë, ndërsa sot ajo frymë është humbur mes betonit, zhurmës dhe harresës.
“Vizioni im është përsëri të jetojmë atë frymë lagjeje, të krijojmë kushte ku qytetarët të ndihen të qetë dhe në kushte të dinjitetshme. Me rilindjen e lagjeve të vjetra, por edhe me ruajtjen e asaj që ka mbetur nga identiteti, i cili është shumë i vlefshëm në këtë moment dhe me krijimin e hapësirave të reja publike, do t’ua kthejmë qytetarëve të Qendrës atë që më së shumti u mungon, ngrohtësinë njerëzore, afërsinë dhe përkatësinë. Çdo lagje do të jetë një zemër e vogël e komunës sonë, një vend ku ndihet fryma e Qendrës, ku qytetarët i mbajnë mend historitë e jetës në lagje.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Miroslav Labudoviq.
Nga lista e këshilltarëve e Lëvizjes “E di” në Kumanovë premtojnë një komunë të gjelbër, të pastër dhe energjikisht efikase.
“Do të ketë ulje të çmimit për lidhjen në rrjetin e gazit, forcim të kapaciteteve të sektorit të mbikëqyrjes inspektuese në komunë; forcim të kapaciteteve të ndërmarrjes publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi” dhe rritje të buxhetit për përcaktimin e higjienës; rritje të intensitetit të pastrimit të rrugëve dhe shesheve; rritje e dinamikës së largimit të mbeturinave nga qendrat, lagjet dhe fshatrat. Do të ketë vendosje të kontejnerëve shtesë për mbledhjen e mbeturinave, zëvendësim të të gjithë kontejnerëve ekzistues në zonat qendrore me kontejnerë nën-tokë.”, - theksoi kandidatja për këshilltare nga Lëvizja “E di” në Kumanovë, Tamara Trençevska.
Nga Lëvizja “E di” zotohen për vendosjen e paneleve diellore në objekte publike, institucione dhe fasada energjikisht efikase.
GAZMEND KURTISHI
