Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, PDSM me listë këshilltarësh në Kumanovë
06.10.2025 16:19
Partia Demokratike e Serbëve vazhdon shpalosjen e ofertës për qytetin e Kumanovës...

Partia Demokratike e Serbëve vazhdon shpalosjen e ofertës për qytetin e Kumanovës, ku premtojnë investime në përmirësimin e infrastrukturës sportive.
“Ta zhvillojmë sportin për të rinjtë. Këtu fillon baza, sepse mendoj se nga kuantiteti do të nxjerrim kualitet. Do të angazhohemi që të gjitha sallat sportive të cilat janë vjetruar t’i kthejmë në funksion. Të ndërtojmë fusha sportive, zona fituesi, të cilat mund t’i shfrytëzojnë të gjithë, mendoj edhe për rekreacion edhe profesionist.”, - deklaroi kandidati për këshilltar në Kumanovë i PDSM-së, Boshko Tasiq.
