Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Useinovi kërkon votën për kryetar të Konçes
06.10.2025 16:32
Kandidati i Partisë Demokratike Turke, Fakri Useinov, kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes....

Kandidati i Partisë Demokratike Turke, Fakri Useinov, kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes. Ai premton investime në infrastrukturë, i cila thotë se mungon në këtë komunë.
“Projekte që mungojnë në komunën e Konçes janë: gjatë kohë kemi problem me lidhjen Konçe-Radovish, Konçe-Strumicë, Konçe-Shtip me infrastrukturë rrugore. Mungojnë trotuaret, ndriçimi më i mirë rrugor në disa vendbanime. Ka problem për furnizim me ujë në tërë komunën, ndoshta ne pimë ujë të helmuar i mbushur me bakterie. Problem me rrjetin e kanalizimit.”, - theksoi kandidati i PDT-së për kryetar të komunës së Konçes, Fakri Useinov.
