Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën

06.10.2025 16:47

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale...

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kryetarë të Komunës së Karposhit dhe Qytetin e Shkupit. 

“E shihni këtë substandard, në Karposh katër te tre kullat te ura Kombet e Bashkuara. Këtë plan urbanistik do ta kthejmë për revidim dhe këtu nuk do të ketë ndërtesë banimi. Këtu do të ndërtojmë garazh në kate tre nivele nën tokë dhe edhe katër mbi tokë dhe praktikisht do ta zgjidhim tërë problemin e parkimit për të gjithë për këto tre kulla, sepse as platformat e çka do tjetër nuk mund ta zgjidhin problemin.”, - deklaroi kandidati për kryetar të  Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevçe Jakimovski. 
 
“Ndodhemi në parkun e qytetit afër qeverisë, ku parashihet ndërtimi i urës që do t’i lidhë dy anët e Vardarit. Konkretisht bulevardin “Klimenti Ohridski” deri te rruga “Llazar Liçenovski”, ndërmjet drejtorisë së doganave. Kjo është një pikë kyçe infrastrukturore në qytet, sepse nëse ndërtohet në këtë pjesë të rajonit të qendrës do të mundësojë edhe një kalim si për ata që e lëshojnë rajonin e qendrës edhe ata që vijnë.”, - theksoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – “Përvoja për sukses”, Aleksandar Trajanovski.