Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur kërkojnë votën e qytetarëve
06.10.2025 17:07
Kandidatët e pavarur në Shkup, Kërçovë, Gostivar, Prilep dhe Strugë kanë shpalosur ofertën e tyre për zgjedhjet e 19 tetorit

Kandidatët e pavarur në Shkup, Kërçovë, Gostivar, Prilep dhe Strugë kanë shpalosur ofertën e tyre për zgjedhjet e 19 tetorit, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve në komunat ku garojnë për kryetarë komune apo këshilltarë.
“Të dashur mërgimtarë, dua të theksoj momentin, VMRO-ja mobilizohet tmerrësisht. Unë jam më se i bindur dhe besoj edhe te mërgata edhe tek vetvetja se mërgimtarët do të vijnë me një numër të madh. Bashkërisht të unifikohemi të mobilizohemi dhe me 19-in t’ia japim mesazhin e qartë Hristijan Mickoskit. Se as kërcënimet, as presionet se ndalin vullnetin e qytetarëve.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili.
“Vlerësojmë se investimi në modernizimin e objekteve sportive për sportet masive është i arsyeshëm me ligj dhe i dedikuar nëse është në funksion të prioriteteve të qytetarëve. Kjo është e para dhe themelore. Të rinjve u japim përparësi, sepse trupat e tyre janë në rritje dhe zhvillim. Për ta sporti nuk duhet të jetë luks. Ndërsa komuna nga ana tjetër, patjetër të kujdeset për shëndetin e njerëzve.”, - theksoi kandidatja e pavarur për kryetare të komunës Qendër, Biljana Ivanovska.
“Potencialet e këtilla që ishin ndërtuar dikur e që kanë kapacitet të madh, konkretisht këtu kapaciteti i kësaj hapësire është që tre mijë njerëz të mund të marrin pjesë në aktivitete sportive rekreative, patjetër të jetë prioritet edhe i qytetit edhe në bashkëpunim me komunën të mund të rinovohet, jo vetëm si objekt, por si zgjidhje e tërësishme për hapësirën që t’u shërbejë qytetarëve, i cili nuk do të menaxhohet për interesa të ngushta apo ndarje politike.”, - u shpreh bartësja e listës në komunën Qendër, Jana Velçeva.
“Do të bëjmë vlerësimin e mësimdhënësve, sot nuk do të ketë një arsimtar, i cili nuk do të shkojë në një vlerësim inkluziv konpreziv 360 shkallë të vlerësimit pedagogjik profesional dhe aftësive të buta, komunikimit me nxënësit, sjelljet me nxënësit, e kështu me radhë. Këto vlerësime do të bëhen në katër parametra. Nga vet nxënësit, nga vet prindi, nga kolegët e tyre dhe nga drejtori dhe menaxhmenti i shkollës.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.
“Rrethim i kullave të Markos, rrugë e asfaltuar, vendosje të tabelave dhe udhëheqës turistik. Krijimi i eko-parkut në kuadër të kullave të Markos. Kopsht zoologjik, kopsht botanik, muze arkeologjik, objekte për vendosje, shitje të suvenirëve.”, - theksoi kandidati i pavarur në Prilep, Gjorgjia Igeski.
“Projekti i radhës si kryetar komune do të jetë edhe efikasiteti nëpër shkolla. Shkollat nuk do të funksionojnë më siç kanë funksionuar deri më tani, drejtorët nuk do të vendosen siç janë vendosur tani nga një peron ose nga një diktat, drejtorët do të vendosen sipas ligjit dhe drejtorin do ta vendosë vet institucioni ose shkolla ku ndodhet ajo pjesë.”, - u shpreh kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Besnik Asani.
