Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Mexhiti prezanton ashensorë për 80 ndërtesa

06.10.2025 17:22

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij....

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij.
 
Ai ka premtuar ashensorë në 80 ndërtesa banesore! Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair, theksoi Mexhiti.
 
Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore të Çairit, janë simbol i një qeverisjeje që mendon për çdo banor dhe për çdo detaj të jetës së tij. Ky është Çairi që po ndërtojmë, i qasshëm, modern dhe me standarde të reja për jetesën urbane, thekson Mexhiti.