Botë

Dronë të paidentifikuar mbi Evropën, fluturimet ndërpriten, rritet alarmi për sigurinë

06.10.2025 18:18

Një numër dronësh gjatë fundjavës së kaluar u panë mbi Gjermaninë...

Një numër dronësh gjatë fundjavës së kaluar u panë mbi Gjermaninë, përfshirë edhe ata që ndaluan dhjetëra fluturime dhe lanë më shumë se 10.000 pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Mynihut. Në javët e fundit, dronë të ngjashëm të paidentifikuar janë parë mbi disa vende evropiane. Janë raportuar fluturime mbi aeroportin në bazën Karup dhe disa aeroporte daneze. Për shkak të kësaj, autoritetet përkohësisht ndaluan fluturimet civile me dronë dhe rritën mbikëqyrjen, ndërsa inteligjenca daneze konfirmoi se bëhet fjalë për “sulme hibride” për të cilat akuzuan Rusinë.
 
“Jo çdo dron automatikisht paraqet kërcënim, edhe nëse është iniciuar dhe kontrolluar nga forca të huaja. Shumë prej tyre janë pjesë e një provokimi të qëllimshëm dhe nuk përbëjnë kërcënim, por megjithatë, duhet të përgatitemi nëse bëhet kërcënim dhe bëhet më serioz. Duhet të angazhohemi në këtë garë mes kërcënimeve me dronë dhe mbrojtjes nga dronët.”, - deklaroi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Aleksandar Dobrindt.
 
Rreth 15 dronë u vunë re mbi bazën ushtarake belge Elsenborn, ndërsa në Gjermani autoritetet theksuan se incidentet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sidomos afër objekteve ushtarake dhe industriale.
 
BELINDA KOKA ADEMI