Një pjesë e Radishanit dhe Lisiçes sot do mbesin pa energji elektrike

07.10.2025 09:55

Pa energji elektrike....

Pa energji elektrike sot nga ora 08:20 deri në orën 12:30, do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës 1 në lagjen Radishan, Komuna Butel, informon QRMK Shkup.

Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe konsumatorët nga rruga Lisiçe e Epërme e vendosur në segmentin nga Mag Komerc, A-M Stil, Feromont Inzhinering drejt fshatit Lisiçe e Poshtme në Komunën Aerodrom.