Bisedimet Izrael – Hamas, dita e parë përfundoi “pozitivisht” në Egjipt

07.10.2025 11:54

Dita e parë e bisedimeve jo të drejtpërdrejta...

Dita e parë e bisedimeve jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit në Egjipt përfundoi me tone pozitive, mes shpresave për një marrëveshje të mundshme që do të zbatojë planin me 20 pika të presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, për t’i dhënë fund luftës në Gazë.”.

Takimi i mbajtur  në qytetin turistik të Sharm el-Sheikh u vlerësua si “pozitiv” dhe u hartua një “rrugë” për mënyrën si do të vazhdojë raundi aktual i negociatave. Delegacioni i Hamasit theksoi se bombardimet e vazhdueshme izraelite në Gazë përbëjnë një pengesë për diskutimet mbi lirimin e pengjeve.

Sipas mediave egjiptiane, dita e parë e bisedimeve trajtoi tre çështje kyçe; shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve,  vendosjen e një armëpushimi  dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit, deklaroi se presidenti Tramp po nxit një shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve si hap fillestar për të krijuar “momentin” drejt zbatimit të planit të tij për paqe.

“Ekipet teknike po punojnë aktualisht për të siguruar kushtet e duhura për lirimin e pengjeve.”, tha ajo.