KShZ-ja miraton akreditimet për organizatat vendase e ndërkombëtare

07.10.2025 12:07

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në kuadër të seancës së 140-të miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të vëzhguar zgjedhjet lokale të planifikuara për 19 tetor.

U miratuan 10 vëzhgues për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, nëntë anëtarë për Shoqatën e Klubit të Sporteve Malore "Cap-Struga" nga Struga, tetë anëtarë për Këshillin Kombëtar për Barazi Gjinore, një vëzhgues për Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim-Francë, shtatë anëtarë për Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore në Uashington-dega e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe shtatë persona për misionin vëzhgues të ODIHR-it - Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut.

Ndërkohë pesë ankesa për të drejta të votimit u refuzuan nga anëtarët e KShZ-së si të pabaza.

Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, informoi se qytetarët mund të kontrollojnë faqen e internetit të KShZ-së për qendrën e votimit dhe të gjithë personave  që kanë dorëzuar ankesa do t'u dërgohen vendimet me e-mail në adresën e tyre personale të email-it.