Vijon java e dytë e fushatës zgjedhore
Fushata zgjedhore po vijon në javën e dytë...

Fushata zgjedhore po vijon në javën e dytë të saj. Retorika po bëhet gjithnjë e më e ashpër, ndërsa akuzat e ndërsjella midis qeverisë dhe opozitës vazhdojnë.
Aleanca Kombëtare për Integrim dhe koalicioni VLEN vazhdojnë takimet me qytetarë dhe mbajtjen e konferencave për shtyp për prezantimin e programeve të tyre.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni "Maqedonia Juaj" do të mbajnë tubime sot në Mavrovë-Rostushë, Gostivar dhe Tetovë.
LSDM dhe koalicioni do ta prezantojnë programin e tyre para anëtarësisë dhe mbështetësve të tyre në Dojran, Bogdancë, Gjevgjeli dhe Vallandovë.
E Majta për sot ka paralajmëruar një takim me qytetarë në Negotinë. Jo më pak aktivë janë edhe kandidatët e pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë.
