Pjesëmarrja e personave të sëmurë në zgjedhje, më 10 tetor do të përfundojë afati për regjistrim

07.10.2025 14:23

Ngushtohen afatet e votuesve...

Ngushtohen afatet e votuesve për kyçje në procesin e votimit. Kanë mbetur edhe tre ditë që të sëmurët dhe të pafuqishmit të mund të regjistrohen për pjesëmarrje në votimin e 19 tetorit.

Sipas planeve të KShZ-së, personat e plogësht që dëshirojnë të votojnë do të duhet ta njoftojnë KShZ-në më së voni deri më 10 tetor.

“Një votues që nuk mund të votojë në vendin e tij, për shkak të sëmundjes ose dobësisë, duhet të njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve jo më vonë se 10 tetori, në orën 24:00. Për të votuar nga shtëpia, personat në fjalë janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacionin e duhur mjekësor në Komisionin Komunal Zgjedhor.”, thuhet në njoftimin e KShZ-së.

Gjithashtu thuhet se afati i fundit për regjistrimin e personave që duan të votojnë e janë nën arrest shtëpiak, skadon më 14 tetor.

Personat e pafuqishëm ose të sëmurë, personat nën arrest shtëpiak, të burgosurit dhe banorët nëpër shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 18 tetor.

Votimi në shtëpitë e të sëmurëve, personave nën arrest shtëpiak, të burgosurve dhe në shtëpitë e pleqve, kryhet nga këshillat zgjedhore.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale e kanë konfirmuar gjithsej 1.832.415 votues. Mbi 1.7 milionë votues janë regjistruar në listën e votuesve, ndërsa 112.000 janë në listën e posaçme për personat që punojnë/banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2.162 janë duke vuajtur dënime me burg ose në paraburgim dhe 450 janë në shtëpi për përkujdesjen e pleqve. (Meral Ismaili, TVM2)