Maqedoni

Gashi takon ambasadoren sllovake Hricova

07.10.2025 14:52

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Iveta Hricovën, ambasadore e Republikës Sllovake....

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Iveta Hricovën, ambasadore e Republikës Sllovake. Kryetari Gashi ka nënvizuar marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta dypalëshe midis dy vendeve, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së, të cilat mbeten prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Nga ana tjetër, ambasadorja Hricova shprehu gatishmërinë të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit dypalësh gjatë mandatit të saj, veçanërisht duke inkurajuar aktivitetet midis grupeve parlamentare për bashkëpunim të dy parlamenteve. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të iniciuar aktivitete, takime dhe projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë. Bashkëbiseduesit ranë dakord që diplomacia parlamentare përfaqëson një segment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar më tej bashkëpunimin në sferat kulturore, arsimore dhe ekonomike, thuhet në njoftimin e Kuvendit.