Maqedoni
Kumanovë, plagoset Z.Sh. nga Sllupçani
07.10.2025 15:19
Një person është plagosur pasdite në rrugën pranë ndërtesës së komunës së Kumanovës...

Një person është plagosur pasdite në rrugën pranë ndërtesës së komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një automjet në lëvizje. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se i plagosuri është Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, dhe se është dërguar në spitalin e Kumanovës.
"Sot rreth orës 13:54 në SPB - Kumanovë është raportuar se në udhëkryqin mes rrugëve "Dimitrie Tucoviq" dhe "11 Oktomvri" në Kumanovë dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të veturës "Volkswagen Golf" të drejtuar nga Z.Sh. (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili ka marrë lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku i është ofruar ndihma e parë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po punojnë në zbardhjen e rastit." njoftojnë nga SPB - Kumanovë.
