Zgjedhjet lokale 2025, “E Majta” vazhdon fushatën në Berovë dhe Dellçevë
E Majta fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale...

E Majta fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale e ka vazhduar në komunën e Berovës. Kandidatit për kryetar Mirce Kirovski, gjatë prezantimit të programit para qytetarëve të Berovës, premtoi realizimin e 3 pikave kryesore të programit të tij e që janë krijim i vendeve të reja të punës, organizim të zonave rurale dhe urbane, si dhe kënde për fëmijë në të gjitha fshatrat.
“Motivimi për të kandiduar për kryetar të komunës së berovës më ka ardhur spontanisht, nga problemet e përditshme që i shoh në terren dhe dëshpërimin e banorëve që jetojnë në këtë komunë, pasi që nuk mbeti më një person i ri që dëshiron të jetojë këtu duke parë manipulimet, punësimet partiake, presionet. Prandaj, bashkëqytetarëve të mi nga komuna e Berovës u them se e kanë të drejtën e zgjedhjes, por nuk e kanë të drejtën e gabimit.”, - deklaroi kandidati për Komunën e Berovës nga E Majta, Mirçe Kirovski.
Edhe bartësi i listës nga E Majta në komunën e Dellçevës kërkon votën e qytetarëve.
“Jam i bindur se tani Dellçeva në këto zgjedhje lokale do të dërgojë një porosi të qartë, se është mjaft nga politikat e këqija, punësimet familjare dhe nepotizmi. Presim rezultat të mirë në këto zgjedhje lokale. Për herë të pare në Dellçevë do të kemi grup këshilltarësh nga E Majta. Mjaft nga politikat e këqija, ne nuk blejmë vota, por besim te qytetarët, prandaj mendoj se këto zgjedhje lokale do të jenë historike.”, - theksoi bartësi i listës nga E Majta në Dellçevë, Toni Stamenkovski.
Stamenkovski thotë se populli po vetëdijesohet dhe gjithnjë e më shumë po i ofrohet partisë E Majta, duke e vlerësuar politikën e sinqertë të saj.
Duke e pasur parasysh gjendjen jo të mirë në vend, siç e vlerëson E Majta, ata presin rritje të mbështetjes së qytetarëve dhe beson se në Dellçevë do të fitojnë më shumë se tre këshilltarë komunalë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
