Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Qendër

07.10.2025 16:06

Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën Qendër, Goran Gerasimovski....

Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetar në komunën Qendër, Goran Gerasimovski. Ai para qytetarëve të kësaj komune tha se me zgjedhjen e tij pason modernizimi edhe i 30 rrugëve të tjera dhe 1.000 vendeve të reja parkimi. Gerasimovski theksoi se në Qendër po rinovohen rrugët dhe lagjet, me rrugë të reja, ndriçim inteligjent, me terrene moderne për fëmijë dhe pajisje të re urbane. Ai shtoi se komuna vetë ka arritur ta zgjidhë problemin me mbeturinat falë pajisjeve të reja dhe punëtorëve për punë higjienike. Me këtë rast, ai paralajmëroi pajisje të reja, cisterna dhe makina pastrimi, më shumë punëtorë për pastrim higjienik, si dhe kontejnerë dhe kosha të reja. Po e rinovojmë gjelbërimin dhe do të vazhdojmë. Kemi mbjellë pemë cilësore dhe do të mbjellim edhe më shumë, theksoi Gerasimovski. Katër vitet e fundit udhëheqje të komunës nga LSDM i kurorëzoi me rezultate të mëdha, ndërsa njëra prej tyre është ndërtimi i çerdhes më moderne në vend, si dhe renovimi i shkollave.
 
“Plani ynë është që të gjitha shkollat dhe kopshtet të kenë panele fotovoltaike në çatitë e tyre. Nxënësit tanë kanë marrë çanta dhe mjete shkollore, siguri dhe arsim më të mirë, kanë marrë uniforma, e nga tani do të kenë edhe ushqime të shëndetshme falas dhe një ekskursion kombëtar për t’i dashur edhe më shumë si Qendrën, ashtu edhe Maqedoninë. Nxënësit tanë do të kenë gjithashtu dy pishina të mbyllura dhe terrene të reja sportive, të brendshme dhe të jashtme.”, - deklaroi kandidati për kryetar në komunën Qendër nga LSDM, Goran Gerasimovski.
 
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Komunën Qendër, e komentoi sjelljen e pushtetit aktual dhe theksoi fushatën negative që ajo po zhvillon kundër LSDM-së. 
 
“Shkupjanët dhe qytetarët e Qendrës më nuk guxojnë dhe mund të gënjehen. Ju bëj thirrje të japim votën për njerëz që mbajnë fjalën. Të nderuar të pranishëm. Qendrës në këto zgjedhje, sërish i bëhet thirrje të qëndrojë në këmbë dhe të dërgohet një mesazh i fuqishëm deri tek Hristijan Mickoski dhe banda e tij në pushtet. Qendra në këto zgjedhje do të zgjohet e para dhe do të japë porosinë për qeverisjen e rrejshme, arrogante, qeverisje sipas dëshirës.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Lidhja Social Demokrate shpalosi kandidatin edhe për komunën e Karposhit, Maja Mojsova Mijovska. Ajo para të pranishmëve paralajmëroi vizion për fillim të ri dhe ndryshim thelbësor të funksionimit të komunës. Shpalosi se në programin e saj do të bazohet në inkluzivitet, transparencë, energji të gjelbër, kujdes social cilësor dhe zhvillim të potencialit për të rinj.
 
FLORIJE KAMBERI