Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën
07.10.2025 16:26
Lëvizja “E di” dhe lista për këshilltarë në Komunën e Kumanovës ka prezantuar pjesën e programit....

Lëvizja “E di” dhe lista për këshilltarë në Komunën e Kumanovës ka prezantuar pjesën e programit, që ka të bëjë me kujdesin ndaj të rinjve. Rritja e kapaciteteve për qëndrim tërëditor, kënde rekreacioni, qendër për të rinjtë, teatër për fëmijë, ndihmë financiare për fëmijët me nevoja të veçanta dhe subvencion për çdo nxënës të klasës së parë, janë disa nga premtimet e Lëvizjes “E di” për të rinjtë e Kumanovës.
““E di” për Maqedoninë në këto zgjedhje me një seri të projekteve do të realizojë dhe do të tregojë në mënyrë të vërtetë se si bëhet kujdesi ndaj banorëve të rinj të Kumanovës. Këto janë projektet tona, aktivitetet dhe obligimet tona: 3 çerdhe të reja në lagjen “Kodra e gjelbër”, në njësinë urbane “Bajram Shabani” dhe në lagjen “Karposh”; rekonstruim dhe zgjerim të kapaciteteve ekzistuese të çerdheve aktuale me kushte bashkëkohore për qëndrimin e fëmijëve.”, - deklaroi kandidatja për këshilltare në Kumanovë - Lëvizja "E di", Sara Karevska.
Bartësi i listës për këshilltar në Qytetin e Shkupit nga Lëvizja “E di” kërkon votën e qytetarëve për ta bërë Shkupin një qytet më të sigurt.
“Nga viti 1990 në Shkup nuk funksionon sistemi i lajmërimit dhe alarmit. Ky sistem duhet të vihet nuk funksion dhe t’i prevenojë të gjitha rreziqet e qytetarëve në raste të zjarreve, vërshimeve dhe situatave të tjera të fatkeqësive, por jo vetëm kjo, duhet të sigurojmë mbikëqyrje të kamerave që do të jetë në funksion të përditshëm të qytetarëve, por edhe në komunikacion.”, - theksoi bartësi i listës për Qytetin e Shkupit – Lëvizja “E di”, Goran Koteski.
Nga Lëvizja “E di” thonë se planet për mbrojtje dhe shpëtim në komuna dhe në Qytetin e Shkupit duhet të jenë operative.
GAZMEND REXHEPI
