Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Useinov ofertë sociale dhe shëndetësore
07.10.2025 17:15
Useinov kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes...

Kandidati i Partisë Demokratike Turke, Fakri Useinov, kërkon votën për kryetar të komunës së Konçes. Ai ka shpalosur ofertën e tij sociale dhe shëndetësore.
“Në pjesën sociale dhe shëndetin, do t’i përmirësojmë kushtet për personat me nevoja të veçanta dhe integrimin e tyre në shoqëri, kujdes më i madh për personat e moshuar, qendër ditore dhe përkrahje sociale, ndihmë financiare dhe logjistike për familjet e rrezikuara sociale, përkrahje për familjet e reja nëpërmjet programeve lokale. Do ta subvencionojmë qëndrimin në çerdhe, si dhe bashkëpunim me institucionet shëndetësore për kontrolle preventive.”, - deklaroi Fakri Useinov nga PDT.
