Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Mexhiti plan për infrastrukturë moderne në Çair
07.10.2025 17:38
Mexhiti prezantoi planin për modernizimin e infrastrukturës në Çair...

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi planin për modernizimin e infrastrukturës në Çair, përfshi zgjidhjen e problemit të parkimit.
Sipas Mexhitit do të bëhet ndërtimi i parkingut nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu”, me kapacitet për 800 veturash. Në Fushë Topanë do të rindërtohet parkingu i madh prej 2.150 m², garazhe moderne në kate te kompleksi “Çairçanja”, në lagjen “Sauk Çeshmja”, në “Fushë Topanë”, në bulevardin “Nikolla Karev” dhe te salla “Partizani”, tha Mexhiti.
Sipas tij rruga “Cvetan Dimov” do të bëhet bulevard modern me 6 korsi dhe shtigje biçikletash. Parashihet edhe zgjerimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” dhe lidhja “Xhon Kenedi”-“Nikolla Karev”. Bulevardet e reja “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, si dhe qarkorja e Gazi Babës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, tha Mexhiti, sipas të cilit Çairi do të ketë edhe ndriçim të ri publik.
